Testet tona

Informacione bazike

Testet gjenomike analizojnë aktivitetin e gjeneve në tumor dhe u ofrojnë mjekëve informacione më të sakta për vendimet e trajtimit të kancerit të hershëm të gjirit.

Çfarë janë testet gjenomike?

Testet gjenomike matin shprehjen e gjeneve të caktuar në mostrën e indit tumoral. Ndryshe nga faktorët klasikë klinikopatologjikë (mosha, grada, madhësia e tumorit, receptorët hormonalë), ato zbulojnë biologjinë e tumorit dhe ndihmojnë në vlerësimin e rrezikut të rikthimit të sëmundjes dhe në zgjedhjen e terapisë më të përshtatshme.

Si funksionon testi?

Nga mostra FFPE e tumorit (bllok parafine) ose biopsia, izolohet ARN-ja dhe analizohet në platformën NGS të Agendias. Nga një mostër e vetme, brenda 6 ditësh, merren rezultatet e të dy testeve — MammaPrint® dhe BluePrint®.

Kujt u destinohen testet?

Testet u destinohen pacienteve me stade të hershme të kancerit invaziv të gjirit — qoftë para operacionit (bazuar në biopsi me gjilpërë të trashë), qoftë pas tij — te të cilat vendimi për terapi sistemike nuk është i qartë.

Pamje e plotë nga një mostër e vetme

Kombinimi i MammaPrint® dhe BluePrint® i jep mjekut përgjigje njëkohësisht për dy pyetje kyçe — sa i madh është rreziku i rikthimit të sëmundjes dhe cili është nëntipi molekular i tumorit — duke mundësuar një plan trajtimi më të personalizuar që nga momenti i diagnozës.