Për pacientët / Blog

MammaPrint dhe BluePrint - testet e ekspresionit gjenetik për karcinomën e gjirit

6. qershor 2022.

MammaPrint dhe BluePrint - testet e ekspresionit gjenetik për karcinomën e gjirit

Çdo vit 750 mijë gra në mbarë botën sëmuren nga kanceri i gjirit. Miliarda dollarë janë shpenzuar për hulumtim, testim dhe terapi të reja. Por përkundër gjithë kësaj, është e qartë se kanceri i gjirit mbetet një sëmundje komplekse. Fokusi i Agendia-s është të ndihmojë në gjetjen e trajtimit të duhur, për gruan e duhur, në kohën e duhur.

Para se profilimi gjenetik të bëhej i disponueshëm, vendimet për trajtimin e karcinomës së gjirit merreshin ekskluzivisht bazuar në faktorë klinikë-patologjikë, siç janë: mosha e pacientes, madhësia dhe grada e tumorit, përfshirja e nyjeve limfatike dhe statusi i receptorëve hormonalë. Edhe pse është e rëndësishme t'i merren parasysh, ato nuk ofrojnë informacione të plota për terapinë e kancerit të gjirit.

Në nivel gjenomik, mjekët mund të ekzaminojnë aktivitetin e gjeneve specifike në tumor për të përcaktuar agresivitetin e tij, përkatësisht rrezikun për rikthimin e sëmundjes. Duke kombinuar këto të dhëna me faktorët klinikë, kuptojmë më mirë karakteristikat e secilit karcinomë të gjirit individualisht dhe përshtatim planin dhe terapinë individuale për secilën paciente.

MammaPrint dhe BluePrint zgjidhin dy çështje kryesore:

  1. Cilat janë shanset për rikthimin e karcinomës?
  2. Për cilin lloj karcinome bëhet fjalë?

Koha e shkurtër e përpunimit dhe analizës së mostrës mundëson që rezultatet e testeve të jenë gati shpejt pas vendosjes së diagnozës, para kontrollit të parë preoperativ. Kështu mundësohet një qasje më e plotë ndaj trajtimit që në fillim, duke ngritur nivelin e besimit dhe sigurisë së pacientit dhe mjekut gjatë procesit të trajtimit.