Për pacientët / Blog

Simptomat e kancerit të gjirit

7. mars 2022.

Simptomat e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit shpesh lidhet me shfaqjen e një nyje në gji. Megjithatë, simptomat tuaja mund të ndryshojnë varësisht nga lloji i kancerit të gjirit. Edhe pse është e vërtetë që shumë paciente me kancer të gjirit kanë një nyje, ky nuk është rasti tek të gjitha. Prandaj është e rëndësishme të njihni edhe shenjat dhe simptomat e tjera.

Në përgjithësi, trupi prodhon shenja të caktuara paralajmëruese.

Disa simptoma të kancerit të gjirit janë:

  • Nyje – zakonisht nuk mund të shihen me sy të lirë, por mund të ndihen me prekje dhe më së shpeshti përfaqësojnë simptomën e parë të kancerit.
  • Tekstura e lëkurës – tërheqje ose rrudhosje e lëkurës
  • Skuqje – simptomë shumë e rrallë e kancerit të gjirit. Skuqja mund të përfshijë edhe indin përreth gjirit.
  • Ndryshimi i pamjes së thithit – nëse vjen deri te tërheqja e thithit (nëse nuk i keni pasur më parë thithat e tërhequra) kjo mund të tregojë praninë e një nyje pas thithit që tërheq indin dhe shkakton tërheqjen e tij.
  • Sekretim gjaku ose qelbi – tregon praninë e qelizave kanceroze brenda kanaleve të qumështit pas thithit.
  • Shfaqja e venave të dukshme në gji – tregon praninë e një nyje që shtyp një enë gjaku dhe shkakton bllokim, ose një qarkullim të shtuar gjaku në gji, që mund të jetë shenjë e rritjes tumorale.
  • Humbje e papritur peshe

Nëse keni disa nga këto simptoma ose ndryshime në gji, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni kancer të gjirit. Shumë faktorë të tjerë përfshihen në diagnozë, jo vetëm shenjat e jashtme.

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është kyç kur bëhet fjalë për mundësitë e trajtimit. Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë ndryshim të ri në gji, kërkojini mjekut tuaj t'ju ekzaminojë dhe të përcaktojë nëse ka nevojë për vlerësim të mëtejshëm.